Një zyrtar nga Garda Nacionale në Ioëa të SHBA-së i ka thënë Radios Evropa e Lirë se kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka anuluar vizitën në këtë shtet me arsyen se “ai nuk ka mundur ta marrë vizën”.
Haradinaj pritej të merrte pjesë më 11 janar në një ngjarje të organizuar nga Komandanti i Gardës Nacionale në Ioëa, Timothy E. Orr.
“Kryeministri Haradinaj ka qenë i ftuar nga gjenerali Orr në atë ngjarje, mirëpo është për keqardhje që ai nuk ka mundur ta marrë vizën dhe të jetë së bashku me ne”, ka thënë kolonel Greg Hapgood, zëdhënës i gardës së Ioëa-s.
“Shpjegimi ka qenë se vizita nuk do të ndodhë tash në këtë kohë dhe nuk kemi marrë më shumë informata shtesë”, ka shtuar ai.
Sipas Hapgood, në vend të Haradinajt pritet të marrë pjesë zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli.
Mediat në Prishtinë kanë raportuar të dielën se Ambasada Amerikane ia ka refuzuar kryeministrit Haradinaj vizën për të udhëtuar në SHBA.
Vetë Haradinaj ka thënë se ende është duke pritur ta marrë vizën.
“Pres edhe për vizë deri kur të ma japin. I besoj Kosovës! I besoj Amerikës! Jam ende në procedurë për vizë”, ka shkruar Haradinaj të dielën në Facebook.
Ky zhvillim pason kritikat e komunitetit ndërkombëtarë pas përpjekjeve të ligjëvnësve të Kosovës për të ndryshuar ligjin për Gjykatën e Posaçme për Krime Lufte.
COMMENTS