Haradinaj: Albini na bën krenarë

Haradinaj: Albini na bën krenarë

SHBA i përgjigjet Haradinajt: Tranzicioni i FSK-së vetëm me ndryshime kushtetuese

Garuesi i vetëm që do ta përfaqësojë Kosovën në Lojërat Olimpike, skitari Albin Tahiri, është pritur nga kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.“Është kënaqësi të takosh kampionë.

I tillë është skiatori, Albin Tahiri. Albini, edhe pse i lindur në Slloveni, në Lojërat Olimpike Dimërore do të përfaqësojë shtetin e Kosovës, në pesë disiplina alpike të skijimit”,ka thënë Haradinaj.

 

Kryeministri i ka dëshiruar shumë sukses Albinit dhe njëkohësisht ia ka dhuruar flamurin e Kosovës, i cili do të ngrihet në PyeongChang, në Korenë e Jugut.

“Albini po e nderon atdheun! Për më shumë, që kjo koincidon edhe me 10-vjetorin e pavarësisë sonë. Faleminderit Albin! Faleminderit të gjithë sportistëve që po e nderojnë gjithandej Kosovën. Krenar!”, ka shkruar Haradinaj.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)