HARADINAJ DEKLAROHET PËR VRASJET E PASLUFTËS NË KOSOVË

Ekskluzive: LDK-ja 14 mijë vota para PDK-së, PDK-ja dy asamblistë para LDK-së

Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj, është marrë me çështjen e vrasjeve pas luftës në Kosovë.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Haradinaj ka thënë se vrasjet e pasluftës të figurave të shquara publike dhe politike do të hetohen nga institucionet e rendit dhe ligjit.

Tutje Haradinaj ka shkruar se “këto vrasje janë plagë e dhimbshme dhe mos zbardhja e të gjitha vrasjeve të pasluftës është turp për Kosovën, shoqërinë dhe institucionet e rendit dhe ligjit”.

Po ashtu ai ka thënë se prononcimet e fundit lidhur me vrasjet e pas luftës nuk zbehin përgjegjësin e institucioneve për t’i zbardhur ato.

“Prononcimet publike lidhur me këto raste, të çfarëdo natyre qofshin, nuk duhet të zbehin përgjegjësinë dhe detyrën e Institucioneve të vendit për zbardhjen e tyre”, ka thënë në fund Haradinaj.

Kjo deklaratë e kryeministrit Haradinaj vjen pasi deklaratës së Nasim Haradinaj i cili tha se “Punë e madhe nëse janë vrarë anëtarët e LDK-së.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)