Haradinaj: Dialogu me Serbinë, i kotë nëse s’ndërmjetëson Amerika

Haradinaj: Dialogu me Serbinë, i kotë nëse s’ndërmjetëson Amerika

Haradinaj: Taksa nuk hiqet deri 2022

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se Kosova duhet ta finalizojë dialogun me Serbinë me njohje nga Beogradi.

”Shumë kohë është humbur, jemi të interesuar të ulemi për njohje. Në bazë të kushtetutës është pranuar të krijohet asoacioni, duhet të vazhdojmë me hapat tutje’’, ka thënë ai, gjatë një interviste në emisionin “New Bugajski Hour”, në RTK.

I pyetur se a duhet të ndërhyjë SHBA’ja në këtë çështje, Haradinaj është përgjigjur se Amerika ka qenë dhe është prijëse për zgjidhje të çdo krize në Ballkan.

“Çështja e Kosovës ose historia e Ballkanit rrjedh nga luftrat, shpërbërja. Andaj, SHBA’ja ka qenë dhe është prijëse për zgjidhje të asaj krize”, ka thënë ai.

“Pa rolin e drejtpërdrejt të SHBA’së, s’jam fare i bindur që diçka definitive do të ndodhë, ose të arrihet paqe pa SHBA’në në tryezë”, ka shtuar Haradinaj.

Sipas shefit të ekzekutivit kosovar, gjithçka mund të zgjidhet vetëm nën drejtimin e SHBA’së.

”Gjërat në Ballkan janë të lidhura me SHBA’në, roli i SHBA’së është roli i SHBA’së”, është shprehur Haradinaj.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)