Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, sot ka marrë vendim që të emëroi Muharrem Kuçin zëvendësministër të Ministrisë së Shëndetësisë.
Kjo pozitë Bekës i besohet në bazë të marrëveshjes së koalicionit qeverisës, pasi që ai vjen nga radhët e NISMA-s. Kuçi deri më tani ka shërbyer në këtë subjekt politik si sekretar i shëndetësisë.
Ministrinë e Shëndetësisë e drejtn Uran Ismaili nga radhët e PDK-së, i cili deri në momentin e emërimit ka qenë këshilltar politik i Kadri Veselit dhe nënkryetar i PDK-së.
“Gazeta Blic” ka arritur që të sigurojë edhe një kopje fizike të vendimit të Kryeministrit Haradinaj për emërimin e Kuçit si zëvendësministër në MSH.
Numri i zëvendësministrave në Qeverinë “Haradinaj” pritet të jetë rredh 50. Qeveria e kaluar, e drejtuar nga Isa Mustafa, numëronte rreth 70 zëvendësministra. Qeveria e Ramush Haradinajt, është e përbërë prej 21 ministrave, po aq sa kishte edhe qeveria e kaluar. /Gazeta Blic/
COMMENTS