Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj gjatë një takimi me gazetarë ka folur edhe për vendimin e fundit sa i përket rritjes së pagave në Qeveri.
Sipas tij, është e pakuptimtë që kryeministri të ketë rrogën 1300 euro.
“E kam rritur pagën time dhe kolegëve te mi. Është e pakuptimtë përgjegjësia politike, është e pakuptimtë që Kryeministri ta ketë rrogën 1300 euro. Nuk është vendim i përkryer po me bindjen time ne duhet të punojmë për atë që na kanë besuar”, ka thënë Haradinaj para gazetarëve.
COMMENTS