Haradinaj godet Brukselin: Jeni të ngadalshëm dhe të dobët për negociatat Kosovë-Serbi

Haradinaj godet Brukselin: Jeni të ngadalshëm dhe të dobët për negociatat Kosovë-Serbi

Papa thirrje Trump’it që të mos e njoh Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit

Kryeministri Ramush Haradinaj është treguar i ashpër me Brukselin për veprimet e tyre karshi Kosovës. Ai thotë se Bashkimi Evropian duhet të tregojë që nëse nuk ka kapacitet për t’i ardh në ndihmë Kosovës, atëherë duhet ta kërkojë ndihmën. Ose, tha Haradinaj, Kosova do t’i grahë punëve ashtu siç di vetë.
“Nese s’keni kapacitet lypni, ndihmë ose, nëse prapë s’doni me lyp ndihmë le te na tregon ne dhe ne shkojmë ne drejtimin tone si në të kalumën i kemi grah punëve tona.

Këtu shihet përfshirja e Brukselit, pra ata lejojnë që më ndodh plot veprime jo ligjore në veri dhe rreth Kosovës dhe s’e ka një fuqi me i than Beogradit që s’ki të drejtë me bo një veprim të tillë”, është shprehur Haradinaj në konferencën “Skenarët e ‘Finales së Madhe’ ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, të organizuar nga RIDEA dhe mbështetur nga Ambasada e Norvegjisë.

Shefi i Qeverisë tha se mos gatishmëria e dikut me marr rolin nuk do të thotë që e ndal Kosovën./Express

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)