Haradinaj: Hahn më kërkoi falje

Haradinaj: Hahn më kërkoi falje

Thaçi akuza në drejtim të Rusisë: Po tenton ta rrënojë shtetin e Kosovës

Kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, nuk i ka mbetur hatri që Bashkimi Evropian nuk do t’i liberalizojë vizat as këtë vit për kosovarët.
Haradinaj thotë se nga zyrtarët e lartë të BE-së i kanë kërkuar falje Kosovës. Kërkim falje sipas tij ka bërë edhe komisionari Johannes Hahn.

“Për bindjen time Evropa është partneri ynë, ne vërtetë i kemi kryer punët tona. Ata kërkojnë falje për disa çrregullime të brendshme. Kanë pasur një debat të madh për emigracion, i kanë disa shqetësime të tjera që nuk i kanë të lidhura me ne”, është shprehur ai.

“Të gjithë e kanë thënë edhe Hahni edhe të gjithë. Po ai e tha”, ka deklaruar Haradinaj për Insajderin.

I pyetur nëse tentimi për shfuqizimin e Gjykatës Speciale ka ndikuar tek mos liberalizimi i vizave, Haradinaj ka thënë se çdo vendim që nuk është i përshtatshëm mund të ndikojë.

“Çdo vendim i yni reflekton diku, çka do që bëjmë ne. Nëse ja qëllojmë na lehtëson punën nëse jo na i vështirëson”.

“Komisioni na vlerësoi mirë. Parlamenti na vlerësoi mirë. Mund të ketë edhe elemente të tjera por të gjithë na thonë na falni dhe na vjen shumë keq”, ka thënë Haradinaj.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)