Haradinaj: Koha që të angazhohemi për mjedis të shëndoshë

Haradinaj: Koha që të angazhohemi për mjedis të shëndoshë

Pacolli fle në hotele të shtrenjta, Kuçi shtron drekë me bakllava e raki, e Tahiri paguan biletë aeroplani 4,480 € – të gjitha me para të shtetit

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se tani është koha që të ketë angazhim më të madh për një mjedis të shëndoshë.

Për Ditën e Tokës, Haradinaj ka thënë se duhet të shërbejë për ngritjen e vetëdijes së përgjithshme që të mbrohet mjedisi dhe të riparohen dëmet që i janë shkaktuar tokës.

“Dita e Tokës, e cila po shënohet sot në mbarë globin, na shërben ta ngrisim vetëdijen e përgjithshme që ta mbrojmë mjedisin dhe t’i riparojmë dëmet që i janë shkaktuar tokës. Duke e ruajtur ekosistemin, ajrin e ujin, bjeshkët tona, biodiversitetin, florën dhe faunën, sigurohemi se po e bëjmë më të mirën për vetën dhe brezat që vijnë. Është koha që të angazhohemi të gjithë për një mjedis të shëndoshë, nga i cili varet cilësia e jetës sonë”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)