Haradinaj: Kuvendi i Kosovës nuk po mundet t’i përcjellë punët e qeverisë

Haradinaj: Kuvendi i Kosovës nuk po mundet t’i përcjellë punët e qeverisë

Naim Ismajli takoi bizneset dhe fermerët e Shtimes

Deputeti Daut Haradinaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), tha se zgjedhjet lokale kanë bërë që të mos ketë funksionalitet të plotë të punës së Kuvendit të Kosovës.

“Secili komision e ka kalendarin e punës. Nuk mund të them se ka vonesë në punë. Është logjikë që çdo ndërrim i qeverisë ndikon në punën. Sa i përket dinamikës së qeverisë, Kuvendi i Kosovës, nuk po mund të përcjellë punët e qeverisë”, tha ai në emisionin “n’Kuvend”, të Radio Televizionit të Kosovës.

Haradinaj për zgjedhjet e 22 tetorit, tha se si AAK, janë të kënaqur me rezultatet. “Në nivel të Kosovës, kemi përfaqësim të mirë në të gjitha komunat. Kemi rritje në Prishtinë me tetë mijë vota. Jemi ri kthyer ku kemi qenë në 2009, kemi tani në total 116 mijë vota në të gjitha komunat e Kosovës”, tha ai. Haradinaj përmendi komunat ku ka pasur rritje enorme të votave për AAK-në.

Ai tha se për Prishtinën do të vendos AAK-ja. “Tetë mijë votat e AAK-së, që janë në Prishtinë, janë vendimtare për fitoren në Prishtinë”, tha ai.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)