Haradinaj në Sllovi: Vetëm zemrat e nënave të dëshmorëve e ndjenjën dhimbjen

Haradinaj në Sllovi: Vetëm zemrat e nënave të dëshmorëve e ndjenjën dhimbjen

VV e Lipjanit reagon ndaj kërcënimit të gazetarit Ademi

Kryeministri Ramush Haradinaj, ka marr pjesë në Akademinë përkujtimore kushtuar dëshmorëve dhe martirëve të fshatit Sllovi.

Me këtë rast, Haradinaj ka thënë se sot po përkujtohet një krim që ka ndodhur ndaj popullit të Kosovës, njofton Ulpianapress

“99 nuk iu ka pyet në cilën parti jemi, por pa asnjë kriter janë vrarë në shtëpitë e tyre. Ky është një krim dhe këtë krim nuk mund ta mohojë askush. Ne po ashtu e shohim që me kalimin e kohës dhimbja është ende prezente, si vend duhet t’i nderojmë të rënët. Ndërtimi i vendit tonë, një pjesë të vështirësive ia krijojmë vetës e një pjesë ende na krijojnë vështirësi. Jemi të detyruar të punojmë, nuk duhet të harrojmë se për të ardhur deri këtu janë dhënë shumë jetë”, tha Haradinaj.

Në fshatin Sllovi, 20 vite më parë forcat paramilitare Serbe, krimet e tyre makabre i kishin vazhduar edhe me datë 16 prill te vendi i quajtur “Lugi i Demes” në malet e fshatit Sllovi, ku përgjatë këtyre dy ditëve kishte 45 martir e dëshmor të flijuar për lirin e vendit tonë./Ulpianapress

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)