Haradinaj nga Krusha i dërgon mesazh Vuçiqit

Haradinaj nga Krusha i dërgon mesazh Vuçiqit

Mësuesit bllokohen nga bora

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se Kosova vërtet është e interesuar për paqe, por njohja reciproke me Serbinë nuk mund të bëhet mbi ndonjë pazar të ri.

Ai në tubimin përkujtimor me rastin e 19-vjetorit të masakrës në Krushë të Madhe, tha se e drejta jonë për liri u arrit edhe me ndihmën e NATO-s, por deri në atë ditë shumë prej nesh u flijuan.

Haradinaj tha se presidentit Vuçiq i kanë thënë ta çlirojë popullin e vet dhe ta njohë këtë dhimbje se i bën mirë popullit të tij.

“Paqja mbërrihet duke njohur dhimbjen e tjetrit. Jemi të interesuar për paqe por nuk dimë çka të japim më për liri se ata që i kemi dhënë e që janë në tokë dhe ata që i kemi të zhdukur. Kosova vërtet është e interesuar për paqe, por njohja reciproke nuk mund të bëhet mbi ndonjë pazar të ri, se nuk ka mbetur çka. Ka ardhur koha me ecë përpara, por jo duke harruar, harresa na bën dëm”, tha kryeministri i Kosovës.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)