Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka ngushëlluar akademikun, Nexhat Daci, për vdekjen e të birit, Arian Daci.
Në një postim në Facebook, Haradinaj ka shkruar se është i tronditur nga kjo fatkeqësi, transmeton Indeksonline.
“I tronditur nga fatkeqësia në Brezovicë, ku humbi jetën Arian Daci, zëvendësministër i diasporës, kurse mbeti i lëndur Ardian Bakalli. Ngushëllimet më të sinqerta mikut tim, Akademik Nexhat Dacit, familjes së ngushtë të Arianit si dhe miqve e kolegëve të tij”, ka shkruar Haradinaj.
COMMENTS