HARADINAJ PRET INFORMATË ZYRTARE PËR AKTAKUZËN E BEQAJT, POR NUK MORI MASA PËR LLUKËN

HARADINAJ PRET INFORMATË ZYRTARE PËR AKTAKUZËN E BEQAJT, POR NUK MORI MASA PËR LLUKËN

Mobileria ‘’Walker’’ kërkon dy punëtore

Kryeministri Ramush Haradinaj, sot e quajti lajm medial ngritjen e aktakuzës nga Prokuroria Speciale ndaj Ministrit të Inovacionit, Besim Beqaj lidhur me aferën “Dosja e Shefave”.

I pyetur nëse do të do të kërkoj dorëheqjen e tij, Haradinaj ka deklaruar se e ka të vështirë të deklarohet për këtë çështje pasi për këtë i duhet një konfirmim nga gjykata.

“Na nevojitet një proces, shembull një konfirmim nga një gjykatë. Aktakuzën e tillë e kemi vetëm lajm medial dhe është vështirë me i kërkuar kryeministrit veprime vetëm nga një lajm medial, nuk kemi ndonjë marrëdhënie tjetër në procedurë dhe e kom zor mu prononcuar tani pa e pas një materie ku mund ta gjykojë më tutje, por nuk është që nuk i reflektojmë këto çështje”, ka deklaruar Haradinaj.

Ndonëse Haradinaj është në pritje të konfirmimit të aktakuzës ndaj ministrit Besim Beqaj, një tjetër ministër i tij ka aktakuzë të konfirmuar që nga viti i kaluar.

Valdrin Lluka, ministri i Zhvillimit Ekonomik, akuzohet për “konflikt interesi”.

Ai dyshohet nga Prokuroria e Shtetit se në cilësinë e zyrtarit të lartë në MTI, njëkohësisht edhe Kryeshef i Agjencisë për Promovim të Investimeve, më 23 mars 2014, kishte filluar procedurat për zotimin e mjeteve në vlerë prej 20 mijë euro për OJQ-në “Jakov Innovation Center”, në të cilën OJQ kishte qenë themelues.

Ndaj Llukës janë duke u zhvilluar edhe seancat gjyqësore. E fundit është mbajtur në janar të këtij viti, ndërsa caktimi i seancës së radhës ishte shtyrë për një kohë të pa caktuar.

Edhe përkundër kësaj, kryeministri Haradinaj asnjë herë publikisht nuk ka kërkuar dorëheqjen e Llukës./Insajderi.com

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)