Haradinaj: Prodhimi i brendshëm i energjisë, arritje e madhe për Kosovën

Haradinaj uron besimtarët e krishterë për Festën e Pashkëve

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është shprehur i lumtur me zhbllokimin e vendit nga kriza energjetike.

Në facebook ai ka shkruar se sot fillon prodhimi i shtuar në termocentralet e Kosovës.

“Jam i lumtur që është zhbllokuar vendi nga kriza energjetike. Sot, është përmbyllur procesi i shpronësimit në Hade dhe Shipitullë dhe fillon puna e prodhimit të shtuar në termocentralet e Kosovës”, ka shkruar Haradinaj në faceook.

Ai tutje ka thënë se prodhimi i energjisë në Kosovë, dhe shmangia nga importi është arritje e madhe.

“Prodhimi i brendshëm energjetik për qytetarët tonë, duke mos importuar më rrymë, është arritje e madhe. Periudhës emergjente dhe humbjeve po u vjen fundi!”, thotë Haradinaj në facebook.

Ndryshe Haradinaj mungoi në ceremoninë zyrtare, ku filloi prodhimi i shtuar i energjisë. /Lajmi.net/

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)