Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka thënë se është shqetësuese numri i aksidenteve me fatalitet që po ndodhin këto ditë në Kosovë.
Haradinaj u ka shprehur ngushëllime familjarëve të personave të cilët humbën jetën sot në një aksident të rëndë në Gllarevë.
“Shqetësues fakti i aksidenteve me fatalitet që po ndodhin në Kosovë. Familjarëve të dy të aksidentuarve që humbën jetën, sot, në Gllarevë të Klinës, u shpreh ngushëllimet më të sinqerta.
Ju bëj thirrje të gjithëve për kujdes të shtuar gjatë vozitjes dhe respektim të rregullave të komunikacionit, kurse nga policia e vendit respektim të ligjeve”, ka shkruar Haradinaj. /Telegrafi/
COMMENTS