Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë vizitës së tij në Maqedoni, pritet të takohet edhe me homologen e tij serbe, Ana Bërnabiq.
Kështu të paktën shkruan “Tanjug” i Serbisë, ku shtohet se kryeministrja serbe do të marrë pjesë në darkën e përbashkët të kryeministrave të Ballkanit, me atë të Bosnjës, Malit të Zi, Maqedonisë, Shqipërisë dhe Kosovës
Edhe më herët ishte paralajmëruar një takim jo-formal i kryeministrave të shteteve të Ballkanit, i inicuar nga Komisionerja Evropiane për Politikë të Jashtme, Federica Mogherini, mirëpo që nuk ishte konfirmuar pjesëmarrja e Bërnabiq dhe Haradinaj.
Ndryshe, Samiti i Rradhës Digjital i Ballkanit Përendimor do të mbahet në Shkup gjatë ditës së nesërme.
COMMENTS