Haradinaj: Thaçit i përgjigjem vetëm kur të ma përmendë emrin

Haradinaj: Thaçit i përgjigjem vetëm kur të ma përmendë emrin

Rusia dhe Serbia kërkojnë mbledhje të Këshillit të Sigurimit, shkak Ushtria e Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka minimizuar një goditje që mori nga presidenti i vendit, Hashim Thaçi, pas aksionit të Policisë së Kosovës në veriun e vendit, për arrestimin e zyrtarit serb, Marko Gjuriq.
Në një konferencë për media, Thaçi kishte sulmuar tërthorazi Haradinajn, duke deklaruar se Gjuriq e ka kaluar natën në banesën e Milan Radojiçiqit në Kosovë, dhe se disa individë të mekanizmave institucionalë të Kosovës kanë qenë në dijeni të plotë të prezencës së tij në Kosovë.

Kryeministri ka thënë në emisionin “Pressing”, me Leonard Kerqukin, në televizionin T7, se Thaçit do t’i përgjigjet vetëm kur ai t’ia përmend Haradinajt emrin.

Haradinaj ka pranuar se rri me Radojçiqin – i konsideruar si shef i nëntokës në veri të vendit – ndërsa ka theksuar se Thaçi, në anën tjetër, rri me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

I pyetur nëse Thaçi ka gisht në zhvillimet e fundit në vend, Haradinaj është përgjigjur: “Nuk e di për besë”. /Express/

PRESSING

Posted by T7 on 10.04.2018

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)