Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim në zyrën e tij prindërit e Astrit Deharit, i cili vdiq një vit më parë në Qendrën e paraburgimit në Prizren.
Në këtë takim kryeministri Haradinaj bashkëbisedoi me Xhemile dhe Avni Deharin për koordinimin e veprimeve të mëtutjeshme për zgjidhjen e çdo paqartësie rreth rastit tragjik të Astrit Deharit, thuhet në njoftimin e Kryeministrisë.
Zotimet e kryeministrit Haradinaj për ndriçimin e rastit, pas një kohe të shkurtër do të zëvendësohen me veprime konkrete, gjithnjë në konsultim me familjen Dehari. /Telegrafi/
COMMENTS