Haradinaj tregon se çfarë bisedoi me Stoltenberg në telefon

Haradinaj tregon se çfarë bisedoi me Stoltenberg në telefon

Në Gjermani bëhet skandal për një tepih, në Kosovë heshtët për 53 milionë euro

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj e ka konfirmuar bisedën telefonike me Stoltenberg. Haradinaj ka thënë se e ka informuar Sekretarin Stoltenberg për miratimin e Ligjeve për Ministrinë e Mbrojtjes, mandatimin ushtarak të FSK-së dhe shërbimin në FSK.

Poashtu, kryeministri e ka garantuar atë për transparencën e procesit të tranzicionit të FSK-së, duke shprehur vizionin tim dhe të Qeverisë për thellimin e partneritetit me NATO-n.

“Sot, kam zhvilluar një bisedë miqësore telefonike me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, z. Jens Stoltenberg, dhe jam i kënaqur me përkushtimin e NATO-s për të mbështetur Kosovën në tërësi.

Me kënaqësi e informova Sekretarin Stoltenberg për miratimin e Ligjeve për Ministrinë e Mbrojtjes, mandatimin ushtarak të FSK-së dhe shërbimin në FSK.

Po ashtu, e informova për veprimin konkret të Qeverisë së Kosovës në themelimin e Komitetit Ndër-Ministror për Integrimet dhe Anëtarësimin në NATO, si një zhvillim konkret për afrimin e Kosovës me NATO-n.

E garantova Sekretarin Stoltenberg për transparencën e procesit të tranzicionit të FSK-së, duke shprehur vizionin tim dhe të Qeverisë për thellimin e partneritetit me NATO-n, KFOR-in, NALT-in, Programin e Ndërveprimit të Zgjeruar dhe për gatishmërinë e trupave të FSK-së për kontribut në sigurinë rajonale dhe globale.

Kosova do të punojë ngusht me NATO-n për të përmbushur kapacitetet e plota operacionale të FSK-së në mandatin ushtarak, si dhe për angazhimin e përbashkët në ofrimin e sigurisë dhe mbrojtjes” thuhet në njoftimin e Haradinajt./Indeksonline/

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)