Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka vizituar sot në shtëpinë e saj këngëtaren Nexhmije Pagarusha, transmeton Koha.net.
Për këtë vizitë Haradinaj ka njoftuar në Facebook:
Janë disa njerëz që çdo gjëje i japin shkëlqim dhe jetën e bëjnë më të bukur. E tillë është ikona e këngës shqipe, Nexhmije Pagarusha.
Bashkë me Anitën, e vizituam sot në shtëpinë e saj tek po merr trajtim mjekësor pas një lëndimi dhe i uruam shërim të shpejtë.
Bylbyli i muzikës shqiptare ishte gjithmonë shembull i forcës njerëzore përballë sfidave dhe ajo do t’ia dalë edhe kësaj herë, me sukses.
E paçim dhe gjatë me shëndet!
COMMENTS