Boksieri junikas në vitin 2018 ishte konfirmuar si kampion evropian, por nuk e ka ndërmend të ndalet me kaq
Viti 2018 ka qenë fantastik për Haxhi Krasniqin, shkruan Gazeta Express.
Boksieri kosovar gjatë vitit që shkoi u konfirmua kampion i Evropës në boksin profesionist.
Mirëpo, junikasi nuk e ka ndërmend të ndalet me kaq.
Ai përmes një postimi në “Facebook” e ka rikonfirmuar objektivin e tij jetësor.
Krasniqi synon të bëhet shqiptari i parë kampion bote.
Ai është duke punuar në këtë drejtim dhe nuk e ka ndërmend të heq dorë nga ëndrra e tij e kamotshme.
“Në vitin 2019 dua të bëhem kampion i botës”, ka shkruar Krasniqi në rrjetet sociale.
Ai ishte dy herë shumë afër titullit të kampionit të botës, por dështoi në duelet vendimtare.
Por, këtë radhë ai duket i vendosur për ta realizuar ëndrrën e krejt shqiptarëve, por për t’i bërë krenarë edhe gjermanët, të cilët i përfaqëson po ashtu në boks.
Krasniqi së fundmi i kaloi pushimet në Dubai me të fejuarën e tij, Heidi Lushtaku, ndërsa tash i ka përvjelë mëngët dhe ka nisur të përgatitet për sfidat e rëndësishme që e presin këtë vit, me fokus kryesor titullin e kampionit të botës.
Haxhi Krasniqi për momentin është boksieri më i mirë shqiptar.
COMMENTS