“Unë mendova se isha i përgatitur për ta mposhtur, por del se unë nuk isha, kështu që ai është kampion i madh”.
David Haye ka përgëzuar kundërshtarin pas sfidës.
Ai deklaroi që Tony Bellew boksoi më mirë, derisa mohoi se ky është fundi i karrierës së tij, përcjellë “Lajmi.net”.
“Tony boksoi një luftë mjaft të mirë, ai bëri disa lëvizje të mençura. Ai boksoi mirë, unë jo”, deklaroi Haye.
“Unë mendova se isha i përgatitur për ta mposhtur, por del se unë nuk isha, kështu që ai është kampion i madh”.
“A është fundi? Nuk jam ndjerë mirë sonte, por nuk e di. Humba ndaj një boksieri më të mirë, kështu që përgëzime Tony”, shtoi ai. /Lajmi.net/
COMMENTS