Lutfi Haziri nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka folur rreth takimeve të ndodhura së fundi me përfaqësues të Lëvizjes Vetëvendosjes.
Haziri ka thënë se në negociatat mes Mustafës e Kurtit, po kërkohet zotim politik për të zgjidhur bashkë problemet, njofton Klan Kosova.
”Nuk kemi nevojë të lejojmë bomba politike të kurdisura, që sa herë ndodhë pozita e ardhshme ta rrëzojë qeverinë e re. Kemi thënë zotim politik për t’i zgjidhur bashkarisht problemet”.
”Është vetëm çështje ditësh, durimi nuk duhet të humbë por edhe ne nuk duhet të bëjmë presion publik. Kjo është pika që kemi vendos, por e din kolegët tanë nga Vetëvendosje se në 6 javët e fundit kemi pasur vullnet për angazhimet tona”.
”Presidenti vjen si zotim i dy partive mes vete. LDK i ka dhënë dy presidentë kësaj republike të tretin e ka nda. Edhe Atifete Jahjaga ka treguar zotësi, e ne duhe ta evitojmë presidentin në zarf apo nga jasht”.
COMMENTS