Herolind Kozhani, emër që i duhet Lipjanit në Asamblenë Komunale

Herolind Kozhani, emër që i duhet Lipjanit në Asamblenë Komunale

Vetëvendosje shpalos planet për protestat

Kosova tashmë ka një javë që ka hyrë zyrtarisht në fushatën zgjedhore për zgjedhjet komunale që do të mbahen më 17 tetor.

Fushata që do të zgjasë një muaj, iu jep mundësi kandidatëve për kryetar dh atyre për asamble komunale që të shpalosin para vetës programet zgjedhore dhe ofertat për qytetarët.

Njëri nga ta që i ka hyrë kësaj gare, është edhe Herolind Kozhani. Ai kandidon për Asamble në kuadër të PDK-së në Lipjan.

Herolindi vije nga një familje e njohur dhe atdhetare nga fshati Ribar i Madh i Lipjanit. Ai ka përgatitje të konsiderueshme shkollore dhe përvojë të krijuar në fushën e shëndetësisë.

Në listën zgjedhore të PDK-së në Lipjan, Herolind Kozhani garon me numrin 20, derisa PDK-ja e ka numrin 177.

Postimi i Herolind Kozhanit drejtuar bashkëvendasve të tij:

Të nderuar bashkëqytetarë, miq, shokë, me theks të veçantë bashkëvendas të fshatit Ribar i Madh, kam kënaqësinë t’iu njoftoj që Dega e PDK-së në Lipjan në bashkëpunim me nëndegën e fshatit tonë më kanë nominuar kandidat për Asamble Komunale për zgjedhjet lokale të 17 Tetorit.

Me qëllim të fuqizimit të qeverisjes lokale, ku do të jetë një proces gjithpërfshirës do të mundohem që me shpalosjen e bagazhit tim disa vjeçare në fushën e shëndetësisë, problemet që ka rinia dhe hallet e bashkëfshatarëve të jem zë kritikues dhe i drejtëpërdrejtë në kuvend.

Për mua është nder, privilegj dhe krenari të jem pjesë e listës garuese dhe fituese të udhëhequr nga kandidati ynë për kryetar komune Dr.sc. Hyzer Rizani.

Andaj, nga të gjithë ju të nderuar kërkoj votën dhe besimin tuaj për mua dhe Partinë Demokratike të Kosovës.

I juaji,

Herolind Kozhani

 

 

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)