Zëvendësministri, Heset Sahiti njëherit kryetar i Nisma Socialdemokrate dega në Lipjan, përmes një shkrimi në Facebook ka uruar besimtarët myslimanë për muajin e shenjtë të Ramazanit.
Sahiti ka thënë se muaji i Ramazanit është muaji i bujarisë dhe solidaritetit mes feve e popujve. Është muaj në cilin Zoti thërret njerëzimin për ditë të paqes e dashurisë mes njëri – tjetrit, njofton Ulpianapress
‘’Nesër fillon muaji i sakrificës dhe reflektimit, muaji i madhërishëm i Ramazanit. Me këtë rast, uroj nga zemra gjithë besimtarët mysliman për paqe, dashuri dhe agjërim të lehtë.Ramazani është muaji i bujarisë dhe solidaritetit mes feve e popujve. Është muaj në cilin Zoti thërret njerëzimin për ditë të paqes e dashurisë mes njëri – tjetrit.
Andaj le të shërbej ky muaj model i përafrimit e bamirësisë mes gjithë neve.
Zoti e bekoftë popullin tonë, Zoti i bashkoftë çdo zemër të besimitarit’’./Ulpianapress/
COMMENTS