Gonzalo Higuain po kalon orët e tij të fundit te Milani pasi është shumë pranë transferimit te Chelsea, megjithatë për të kuptuar që transferimi i tij te kuqezinjtë ka qenë një dështim i madh, mjafton tu hedhësh një sy statistikave. I blerë në verë mes entuziazmit të tifozëve për të udhëhequr skuadrën drejt vendit të katërt dhe kualifikimit në Champions League, Higuain ka lënë në baltë Milanin për të vazhduar karrierën e tij në Angli.
Shifrat e Higuain te Milan
– Higuain i ka kushtuar Milan-it 17.5 milionë euro në 6 muaj
– Ka shënuar 8 gola në 22 ndeshje, ecuria më e keqe nga momenti i zbarkimit në Itali, në verën e 2013-ës.
– 6 gola në 15 ndeshje të kampionatit
– 2 gola në Europa League, kundër Olympiacos dhe Dudelange
– 3 ndeshje të humbura (plus aktivizimi i pjesshëm në Superkupë për shkak të temperaturës)
– 1 penallti e gabuar
– 1 karton i kuq
– Çdo gol i shënuar nga Higuain i ka kushtuar Milan-it 2.187.500 euro
– 795 mijë euro për çdo ndeshje të luajtur
– 9.403 për çdo minutë të kaluar në fushë
COMMENTS