Majlinda Kelmendi shkëlqeu në Grand Prix të Tel Avivit në Izrael.
Xhudistja pejane e ka fituar medaljen e artë, të parën për këtë vit, eveniment ky që ka nisur sot.
Kampionia olimpike e ka mposhtur në finale me ippon izraeliten Gili Cohen për ta fituar medaljen e parë në vitin e ri.
Kelmendit iu deshën vetëm 36 sekonda për të fituar medaljen e artë, duke bërë që flamuri i Kosovës të ngritet më lartë se gjithë të tjerët. /IndeksOnline/
COMMENTS