Një grua kishte shkuar në spitalin e Gjilanit për shkak të komplikimeve shëndetësore dhe me të mbërritur në spital kishin lindur dyshimet se 40 vjeçarja me inicialet A.S e kishte privuar nga jeta foshnjën e saj gjatë lindjes ose pas lindjes.
Zëdhënësi i rajonit Ismet Hashani, tha se hetimet për rastin në fjalë filluan menjëherë.
Bazuar në deklaratën e saj, ajo thotë që ka lindur një foshnje të gjinisë mashkull dhe pastaj ka vdekur.
Policia e Kosovës ka shkuar në shtëpinë e saj dhe në njërën nga dhomat e katit të dytë të shtëpisë e kanë gjetur fëmijën pa shenja jete, raporton Klan Kosova.
E rasti ishte zbuluar me të arritur të, të dyshuarës në spital, këtë e konfirmon drejtori klinik Ukshin Ismajli.
“Njëherë kanë menduar që ka vetëm një gjakderdhje, kanë menduar që është diçka e pa definuar, mirëpo fal ekzaminimit të doktorit Thaqi, qartësohet se gjendja e gruas ishte e tillë sepse kishte lindur një foshnje”, tha Ismajli.
Prokuroria e Gjilanit i ka shqiptuar masën e paraburgimit për një muaj gruas, kjo pasi dyshohet që me datën 27 tetor, ajo ka mbytur foshnjën e saj të sapo lindur.
COMMENTS