Ka shumë arsye që një futbollist mund ta shtyjnë që të largohet nga futbolli.
Lëndimet, pleqëria, dëshira për të kaluar më shumë kohë me familje, janë disa nga motivet që të shtyjnë për t’i dhënë fund një rutine të pamëshirshme të stërvitjeve.
Por, mund të ju duket interesante, por ish portieri i Argjentinës, Carlos Roa, kishte vendosur të largohet nga futbolli shkaku i frikës se apokalipsi ishte afër.
Ish portieri i Argjentinës dhe skuadrës spanjolle Mallorca, kishte refuzuar një ofertë të Manchester Unitedit, duke qenë i bindur se në mijëvjeçarin e ri do të shkatërrohej bota.
Portieri që u bë i famshëm në botërorin e vitit 1998 me paraqitjet në kombëtaren e Argjentinës, kishte lëshuar mundësinë në vitin 1999 që të bëhej trashëgimtar afatgjatë i Peter Schmeichel në ‘Old Trafford’, te skuadra e Manchester United, skuadër e cila ishte e gatshme të paguante për shërbimet e tij deri në 10 milionë euro.
Sidoqoftë, Roa kishte plane tjera. Ai ishte i bindur se mijëvjeçari i ri do të sillte fundin e botës, dhe vendosi të largohej nga futbolli, duke siguruar të gjitha gjërat që i nevojiten, për t’u strehuar në një fshat të vogël në malet e Kordobas, për të jetuar në izolim në pritje të apokalipsit.
“Nuk kam dashur të bëhem kurrë futbollist dhe nuk më mungon fare futbolli, jam shumë i lumtur pa të”, kishte deklaruar Roa për ‘Ole’, të cilët kishin arritur ta gjenin pas gjashtë muajsh kërkimesh, përcjell lajmi.net.
Apokalipsi nuk ndodhti dhe Roa u rikthye te Mallorca, tani me kushtin që të shtunave të mos punonte.
“Largimi më bëri mirë – u ktheva i qetë, i lumtur dhe i etur për t’u marrë me futboll”, shpjegoi ai për Guardian.
Rikthimi i tij nuk i solli pas edhe lavdinë që kishte më parë, duke bërë që të shkonte te Alabcete në ligën e dytë të Spanjës, skuadër të cilën e ndihmoi të promovohet një vit më pas.
Por, në vitin 2004, bota e futbollit u trondit kur ai u diagnostifikua me kancer në testi, për t’u detyruar të dalë sërish në pension.
Duke u shfaqur me të njëjtën vendosmëri, Roa mundi edhe këtë sëmundje, madje edhe duke u rikthyer në futbollin profesional në vendin e tij të origjinës, para se të përfundonte karrierën në vitin 2006./Lajmi.net/
COMMENTS