Në lidhje me historinë e 11-vjeçarit Alvin Berisha, i cili mbahet prej 5 vitesh në kampet e ISIS-it në Siri reagon edhe gazetari shqiptar i “Le Iene”, Taulant Kopliku.
5 vite më parë 6-vjeçari u “rrëmbye” nga e ëma e tij dhe u larguan drejt Sirisë, për t’u bërë pjesë e ISIS.
E ëma, aty u martua me një pjesëtar të ISIS dhe lindi edhe 3 fëmijë të tjerë, por pas një sulmi me bombë ajo humbi jetën, ndërsa një lëndim në këmbë ka marrë edhe Alvi, tashmë 11 vjeçar.
Pas përpjekjeve të të atit të tij dhe emisionit italian Le Iene vogëlushi u gjet në një kamp të burgosurish në pjesën kurde të Sirisë ku jetonin fëmijët dhe gratë e luftëtarëve të ISIS, por që fatkeqësisht nuk mund të shpëtohej prej aty.
Shkak për këtë është bërë mungesa e një përfaqësuesi të ambasadës shqiptare në Siri, që të mund të firmoste garancinë për largimin e tij.
Përpjekjet e babait Afrim Berisha, morën fund në momentin që ambasadori shqiptar në Turqi Gent Gazheli iu mbylli telefonin gazetarëve italianë, duke thënë se nuk mund të bënte asgjë për ta, pavarësisht se në fillim i kishte garantuar ndihmën.
Gazetari shqiptar që ka qenë pjesë e ekipit të emisionit Taulant Kopliku kërkon që të mos linçohet ambasadori shqiptar Gent Gazheli, pasi refuzimi i tij për të ndihmuar e ka fillin shumë lart.
Sipas Koplikut frika e Gazhelit dallohej dukshëm te dridhja e zërit të tij, dhe dëshira për të mbyllur telefonin brenda sekondave.
Postimi i plotë i gazetarit shqiptar:
Mos e linçoni verbalisht ambasadorin tone ne Turqi.
Ai u terhoq nga premtimi per te sjelle Alvinin ne shtepi, sepse dikush nga LART ia dha kete urdher. Ndryshimi i papritur i qendrimit nuk ishte nje trill i nje personi te papergjegjshem por frika pas nje dushi te ftohte nga njeriu me poture.
Kjo eshte e verteta per ambasadorin. Frika e tij dallohej qarte nga dridhja e zerit dhe deshira per te mbyllur telefonin ne pak sekonda. Dukej se nuk ishte i njejti person qe dite me perpara diskutonte me ne sesi do behej per te marre femijen.
Frika e burrit me poture qe nese do ulej ne bisedime me kurdet do te merziste vellain e madh ne Ankara, solli situaten aty ku eshte sot per Alvinin dhe dhjetra femije te tjere.
Ne nuk mund te imponojme respektin e askujt ne bote kur leme femijet tane ne mes te nje lufte dhe qahemi se nuk na duan. Ne sot kemi nje minister te jashtem infantil qe mesa po me informojne koleget, ka mbyllur telefonin.
Prandaj mos u kapni me te shkretin ambasador. Kerkoi te hidhte hapin me shume sesa kishte takatin, por shefi i madh i tregoi thupren duke e ulur me kembe ne toke.
Fundja pse shefi duhet te prishet me sulltanin per femijet e botes. I biri flen çdo nate ne shpi.
COMMENTS