Historia e trishtë e Modric – nga një refugjatë lufte, në futbollistin më të mirë të vitit

Historia e trishtë e Modric – nga një refugjatë lufte, në futbollistin më të mirë të vitit

Dorëheqja e Zidane e lidhur me largimin e Ronaldos?!

Në moshën 6-vjeçare, jeta e Luka Modric ka qenë trishtuese. Ai ishte refugjatë pasi gjyshi i tij ishte qëlluar për vdekje nga forcat militare serbe në shtëpinë e tij. Ishte një moment, i cili do të mbetet gjatë në memorien e tij.

Në vitet në vazhdim, Modric do të jetonte në një zonë lufte dhe do të rritej me zërin e shpërthimeve të granadave, pasi që konflikti ndër shtetëror ishte ende i pranishëm.

Shumë shpejt, ai iku nga Kroacia pasi që shtëpia e tij ishte shkatërruar, por pavarsisht trishtimeve në jetën e tij, futbolli ishte ëndërr për Modric.

Eventualisht, ai u vendosë në një hotel në qytetin e Zadarit, një vend ku lufta ende ishte e pranishme, transmeton IndeksOnline.

Por, kjo nuk e ndali atë ta ndalojë ëndërrën e tij për futbollin.

Një zëdhënës i Kolovare Hotel, ku Modric jetoi si i ri, tha për Daily Mail:

”Ai ka thyer më shumë xhamat e hotelit se sa që bombat e kanë bërë këtë. Ai lunte non-stop futboll në hotel”.

Por, në një moment, ëndërra e tij ishte gati të shuhej.

Trajnerët i thanë atij se ishte ”i dobët dhe i turpshëm” për të luajtur futboll, por siç e dimë, karriera e tij ka shkuar në rrugën më të mirë të mundshme.

Që prej se ai ka luajtur në Premier League te Tottenhami, dhe ka shijuar suksese masive me Real Madridin, konsiderohet si njëri prej mesfushorëve më të mirë në histori.

Kështu, ëndërra dhe pasioni i tij për futbollin bën që ai ta thyejë dominimin 10-vjeçar të Cristiano Ronaldos dhe Leo Messit duke e fituar ”Topin e Artë” në ceremoninë e sotme në Paris.

Konsistent si çdo herë, ai ishte krucial në triumfin e Real Madridit në Champions League sezonin e kaluar, teksa në finale shkëlqeu ndaj Liverpoolit, në fitoren, 3-1.

Më pas, ai e ndihmoi Kroacinë ta prekë finalen e Kampionatit Botëror për herë të parë në histori – teksa në këtë garë e fitoi çmimin e më të mirit pas paraqitjeve mbresëlënëse të tij në mesfushë.

Përveç ”Topit të Artë” sonte, këtë vit, Modric e fitoi edhe çmimin e më të mirit të vitit nga FIFA si dhe nga UEFA.

Si 5-vjeçar, Modric ishte bari delesh, por tani ai është votuar si futbollisti më i mirë në histori./IndeksOnline/

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)