Historia që të përlot! Djali nga Prishtina i bën dhuratën më të bukur vajzës së paralizuar nga Tirana

Historia që të përlot! Djali nga Prishtina i bën dhuratën më të bukur vajzës së paralizuar nga Tirana

Kryetari Ahmeti bënë homazhe pran shtatores së Heroit të Kombit Arsim Zeqiri

Indeks Online Logo
Historia që të përlot! Djali nga Prishtina i bën dhuratën më të bukur vajzës së paralizuar nga Tirana
Viber IconINDEKSONLINEE Premte, 23 Mars 2018 22:02
Llambrini Papa ose Nina siç e thërrasin shkurt ka lindur e paralizuar e nuk mund të ecë. Vajza 17-vjeçare ka kërkuar të jetë pjesë e emisionit “Shqiptarët për shqiptarët” në News24 duke i shkruar dhe kërkuar një karrocë me rrota moderne me bateri për të lëvizur.

Do të jetojë si moshatarët e saj, do të dalë, të marrë ajër të pastër duke shëtitur në park. Duke thënë këtë dëshirë trishtohet thellë dhe sytë i mbushen me lot. E ka të vështirë të pranojë fatin e saj. Nina jeton në Tiranë me të ëmën e saj dhe motrën e vogël prej tre vitesh me qira. Prindërit i janë divorcuar.

“Mërzitem, por e mbaj përbrenda se duhet të bëhem e fortë për motrën dhe për mamin që më mori, nuk më la në rrugë. Ajo kishte mundësi më të mira për veten e saj por zgjodhi të jetojë me mua dhe të më mbështeste.

Nina lëvizte me karrocën e saj, por ajo ka një vit që është prishur ndaj është gozhduar prej më shumë se një viti në divanin e dhomës së pritjes.

Por megjithatë Nina ka forcë dhe vullnet për të ecur përpara. Ajo thotë se këtë forcë ia jep familja e saj, të afërmit dhe miqtë që nuk e harrojnë. I thonë të qëndrojë e fortë dhe të durojë. E vetmja dritare e Ninës me botën është televizori dhe rrjeti social “Facebook” ku komunikon shpesh me mikeshat e saj.

Nina ka pasur një vizitor që vjen nga larg. Tashmë Riadi është bërë pjesë e emisionit “Shqiptarët për shqiptarë”. Pak javë më para djali solli shumë gëzim në studion e shqiptarëve me natyrën çapkënë e mahniti me talentin e tij në moderim. Riadi udhëtoi nga Kosova enkas për të takuar Ninën në apartamentin e saj dhe zhvilluan një bisedë. “Stafi i emisionit më tregoi për ty Nina, sa vajzë e mirë që je, prandaj doja të të takoja”, i thotë Riadi madje i kërkon të bëhen edhe miq në “Facebook”. “Më vjen mirë që tani bëra një shoqe të re, kur të të bjerë rruga në Prishtinë eja më tako” është ftesa që i bën Riadi. Djali i tregon se pas daljes në emision të gjithë i flasin në rrugë dhe e njohin. “Shqiptarët për shqiptarët”, bën mrekullira thotë “moderatori” i ri i emisionit.

Por Riadi i dhuron Ninës karrocën e “ëndrrave”. I fal njërën nga karrocat e tij!

Duket sikur emisioni po i bën shqiptarët bashkë, sikur kufijtë në emision janë thjesht imagjinare, sepse zemrat janë bashkuar. Këtë e dëshmoi Riadi, i cili kishte udhëtuar enkas për të takuar Ninën.

“Është e shtrenjtë”, u thotë Nina vizitorëve në dhomën e saj. “Kjo dëshirë të është plotësuar. Unë kam dy karroca me bateri, kam vendosur që njërën të ta dhuroj ty”, i thotë Riadi. “Sot takova një vëlla dhe dy këngëtarë të mrekullueshëm” ia kthen Nina. Pasi u bë protagonist edhe këtë herë në emision Riadi i tha Ninës se është i lumtur që i solli sërish gëzim në jetë duke i dhuruar një nga karrocat e tij lëvizëse. /BW/

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)