Historike: VAR-i do të përdoret për herë të parë në një Botëror

Historike: VAR-i do të përdoret për herë të parë në një Botëror

Napoli triumfon me vuajtje në Bergamo, Hysaj fiton derbin me Berishën

Botërori i futbollit që do të zhvillohet në Rusi këtë vit do të ketë në çdo fushë të fazës finale edhe sistemin e diskutueshëm të teknologjisë VAR, që është testuar anembanë globit.

Filip Lë Flok, drejtues i FIFA-s, i parapriu të gjithëve në një vendim që përflitej, por ende nuk kishte marrë OK përfundimtar për shkak të protestave dhe kritikave se i zbeh emocionet e lojës më popullore.

“Mendoj se është fantastike të përdorim teknologjinë në futboll, pasi na siguron drejtësi duke evituar gabime të qarta dhe të dukshme për këdo. Ka disa kompani në këtë sektor që kanë treguar interes të madh për projektin tonë për Botërorin”, tha drejtuesi i FIFA-s.

Vendimi përfundimtar do të merret në fillim të marsit, por FIFA ka nisur që tani të testojë opinionin me videoarbitrimin edhe në nivel kaq të lartë.

Në shumë kampionate elitare si Seria A, tifozët janë mësuar tashmë me pushimet e pazakonshme për të rishikuar një aksion të dyshimtë në rastin e një penalltie, një kartoni të kuq apo kur sfera kalon vijën fatale.

Sipas idesë së FIFA-s, gjatë përsëritjes së imazheve për episodin e kontestuar do të ketë hapësirë për sponsorizimin e një produkti teknologjik, pikërisht atëherë kur tensioni mes tifozëve do të jetë në kulmin e tij./tch

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)