Holanda u ofron zbritje në taksa çiklistëve, 17 cent për kilometër

Holanda u ofron zbritje në taksa çiklistëve, 17 cent për kilometër

Kastro Zizo thotë se nuk ka rënë kurrë në dashuri: Është për varfanjakët

Me 17 milionë banorë dhe 23 milionë biçikleta, Holanda është ndër të pakta vendet në botë që ka më shumë biçikleta se sa banorë. Por sikur të mos mjaftojë kjo, vendi dëshiron të shohë edhe më shumë çiklistë nëpër rrugë dhe është i gatshëm të paguajë për t’ia arritur qëllimit.

Qeveria holandeze ka deklaruar se do të investojë shumë shpejt 390 milionë dollarë në infrastrukturë çiklistike, në mënyrë që numri i njerëzve të cilët përdorin këtë mjet të rritet me 200 000 vetë brenda tre vitesh.

15 rrugë do të rikonceptohen si “autostrada çiklistësh” ku do të ketë edhe 25 000 vende parkimi për biçikleta. Nëse përdor biçikletën për të shkuar në punë në Holandë rimbursohesh duke përfituar zbritje nga taksat me 0,22 dollarë për kilometër. Një shifër që ministria e infrastrukturës ka si qëllim ta rrisë, duke përfshirë më shumë kompani të përfshira, por edhe duke përmirësuar kushtet e punës, si ngritja e dusheve nëpër zyra, për punonjësit që shkojnë në punë me biçikletë.

Sipas të dhënave zyrtare, më shumë se 50% e njerëzve në Holandë banojnë jo më shumë se 15 kilometra larg vendit të punës, një distancë që mund të mbulohet lehtësisht me biçikletë, në vend të makinës.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)