Me afrimin e ditës së Shën Valentinit, çiftet kanë filluar të mendojnë sesi ta bëjnë sa më të veçantë të jetë e mundur ditën e të të dashuruarve.
Dhe, nëse kësaj radhe keni menduar që të bëni diçka komplet ndryshe, ka plot vende aspak normale rreth e qark botës, por një hotel në formën e anusit është në krye të listës.
Edhe pse duket si ndonjë shaka, kjo këtu në fakt është një dhomë hoteli ku ju mund të kaloni natën.E quajtur, CasAnus, ndërtesa në formën e sistemit tretës së njeriut e ka transformuar pjeësn e zorrës së trashë në një dhomë funksionale me të gjitha gjërat e nevojshme për një qëndrim të rehatshëm.
Hoteli me formën e çuditshme ndodhet në Verbeke Foundation Art Park, Belgjikë dhe është bërë nga dizajnuesi holandez Joep van Lieshout.
COMMENTS