Kryetari i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, (LDK), Avdullah Hoti ka shkruar se partia e tij është përgjegjëse për forcimin e shtetit, zhvillimin ekonomik dhe integrimit euro-atlantik.
Këto fjalë Hoti i ka shkruar në një postim në llogarinë e tij në Facebook, me rastin e vizitës së tij tek lideri i partisë së tij, Isa Mustafa.
Ndër tjera Hoti ka shkruar se tash atë e presin shumë punë.
“U kalua edhe kjo. Na presin shume pune. LDK e ka prape pergjegjesine, si tash e 28 vjet, t’i prije popullit te Kosovës, dikur për liri e pavarësi, e tash drejt forcimit te shtetit ligjor, zhvillimit ekonomik dhe integrimit euro-atlantik”, ka shkruar Hoti.
Isa Mustafa të dielën është kthyer nga vizita e tij mjekësore në Gjermani, ku ka qëndruar afër tre muaj. /Insajderi
COMMENTS