Hoxha i xhamisë së Janjevës akuzohet se mashtroi me faturat e kurbanëve

Hoxha i xhamisë së Janjevës akuzohet se mashtroi me faturat e kurbanëve

Thyhet një institucion financiar në Lipjan

Imami i xhamisë së Janjevës, Shemsi Gajtani, po përballet me akuzën për veprën penale të mashtrimit në detyrë.

Gajtani akuzohet se u ka dhënë kuponë të rrejshëm për blerjen e kurbanëve 5 personave me rastin e festës së Kurban Bajramit.

Por, seanca që ishte paraparë sot nuk u mbajt për shkak se kryetari i trupit gjykues, Vesel Ismajli, ka paralajmëruar palët në procedurë që seanca do të shtyhet meqenëse ka pasur të marrë pjesë në një trajnim.

Në këtë çështje penale, aktakuza e prokurorisë pretendon se Gajtani, në cilësi të personit zyrtar, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete ka prezantuar rrejshëm kuponët e pagesave të cilët kishin paguar nga 100 euro për kurban, me rastin e festës së Kurban Bajramit.

Prokuroria pretendon se kuponë në vlerë të lartcekur u ka dorëzuar pesë personave, Avdullah Kongjelit, Lutfi Bikliqit, Haxhi Esat Bislimit, si dhe Naim e Mentor Bislimit.

Sipas aktakuzës, që të gjithë kuponët e lëshuar nga ai kanë pasur numrin e njëjtë serik (006432) dhe kanë qenë të lëshuar në fotokopje.

Aktakuza thotë se i akuzuari u ka lëshuar së paku edhe pesë personave të tjerë kuponë të njëjtë në emër të po atyre pagesave të cekura më lartë, por që meqenëse këta persona nuk i kanë ruajtur kuponët, atëherë Prokuroria nuk do ta ngarkojë për kuponët e tjerë.

Gjithnjë sipas aktakuzës, i akuzuari është arsyetuar se deri te lëshimi i këtyre kuponëve ka ardhur pasi që nuk ka pasur kuponë të tjerë./kallxo.com/

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)