Hoxha: Në 2018 aplikojmë për statusin kandidat

Sa ‘Golf 5’ janë në Kosovë?

Ministrja e Integrimeve, Dhurata Hoxha, paralajmëroi se gjatë vitit të ardhshëm, Kosova planifikon që të aplikojë për statusin kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Në një takim me gazetarët për fundvit, Hoxha tha se liria e medias është parakusht për integrim.Ajo numëroi disa nga punët që ka bërë gjatë 100 ditëve të para të Qeverisë Haradinaj. Sipas saj, një numër i madh i projektligjeve janë hartuar në përmbushje të këtyre standardeve për integrim.

Hoxha tha se Marrëveshja për Stabilizim Asociim (MSA) ka gjetur zbatimin e dukur. “Jemi të përkushtuar që të përmbushim obligimet e marra”.“Nuk është klishe qe vijmë herët në punë e dalim vonë, por më të vërtetë në këtë ministri kemi angazhim e kërkohet punë”, u shpreh Hoxha, raporton Ekonomia Online.

“Në planin e punës së qeverisë parashihet që kah fundi i vitit të ardhshëm të aplikojmë për statusin e vendit kandidat. Ky është synim i përbashkët”, tha ministrja e Integrimit.Hoxha uroi që viti 2018 temë jetë vit i mbarë për Kosovën.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)