Hoxha: Votimi për liberalizimin e vizave, më së largu në fillim të dhjetorit

Hoxha: Votimi për liberalizimin e vizave, më së largu në fillim të dhjetorit

Fitimi Selimi, falënderon përkrahësit e tij për mbështetjen dhe angazhimin në fushatë

Në Kosovë, gjatë dy ditëve, do të qëndrojë Grupi Punues nga Bashkimi Evropian për liberalizimin e vizave.

Siç njihet si Grupi i COWEB-it, do të takojë zyrtarë qeveritarë e udhëheqës të tjerë të institucioneve të rendit dhe ligjit.

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, thotë se ky delegacion proceduralisht do të çojë përpara procesin e vendimmarrjes në Këshillin e Ministrave të BE-së, raporton KTV.

Ministrja Hoxha është shprehur optimiste se gjatë tetorit ose më së largu në fillim të dhjetorit do të ndodhë votimi në Këshillin e Ministrave të Brendshëm të BE-së.

Ajo shpreson se lëvizja pa viza për kosovarët mund të ndodhë brenda këtij viti, por vendimi mund të hyjë në fuqi edhe gjatë muajve të parë të 2019-ës.

Profesori i integrimeve evropiane, Emrush Ujkani, mendon se votimi pozitiv për liberalizimin e vizave për Kosovën në Këshillin e Ministrave të BE-së nuk do të jetë i lehtë, pasi disa vende janë shprehur kundër.

Për të kaluar votimi, duhen votat e ministrave që përfaqësojnë të paktën 62 për qind të popullsisë së Bashkimit Evropian.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)