Kryetari në detyrë i PDK-së, njëherësh kandidat për kryeministër, Enver Hoxhaj ka thënë se që në vitin e parë të qeverisjës do të hapin 30 qendra vaksinimi anti-Covid në Kosovë, raporton Ekonomia Online.
“As zoti Kurti e as Hoti nuk mund ta sjellin vaksinën në Kosovë. I vetmi që mund ta sjellë vaksinën jam unë. Prandaj qytetarët duhet ta dijnë që kemi plan të qartë që në vitin e parë t’i kemi 30 qendra vaksinimi” shtoi Hoxhaj.
Poashtu Hoxhaj ka thënë së shtendërtimi ynë mbyllet kur e ngrisim flamurin në OKB.Ndërsa sipas tij, PDK-ja më 14 shkurt do të shënojë një rikthim nacional.
“Ne kemi qenë në pjesë të ndryshme të vendit dhe kudo po shoh rikthimin e PDK-së si e madhe nacionale e cila me 14 shkurt do të dalë e para. Ne do të flasim edhe për atë se çka do të bëjmë pas 14 shkuritit dhe kemi treguar për programin e qartë. Ne duam që të merremi me ekonomi dhe mund ta rrisin ekonomië”.
Ai poashtu është shprehur i bindur për fitoren e PDK-së në Lipjan.
“Unë jam këtu që të iu falenderoj si anëtarë dhe struktura për mbështetjen dhe besimin e madh sepse keni ditur ta ktheni krenarinë në votë. Sot çka po shoh është që Lipjani e ka ndarë mendjen për fitoren e PDK-së. Arsyeja pse mbajmë flamurin e UÇK është me historinë tonë dhe PDK është parti që ka vizion, program, lidership dhe është UÇK-ja që edhe dhe në situata sa më të vështira që gjendet lidershipi i PDK pikërisht atëherë ne nuk dorëzohemi. Kurse Hyzer Rizani kandidat për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës tha se kjo parti e ka objektiv mirëqenien e qytetarit.
“Ashtu siç do të dalin faqebardhë presidenti Thaqi dhe Veseli do të dalim faqe bardhë me fitoren e PDK-së. Është programi për rimëkmbje dhe ka që si objektiv mirëqeninen e qytetarit. Unë ju ftoj të punojmë qetë dhe të bashëbisedojmë sepse programi i PDK-së do të jetë dhe do të shkojë në favor të qytetarëve” është shprehur ai.
Këto deklarime janë dhënë gjatë një takimi që zyrtarët e PDK-së kanë pasur me qytetarët e Komunës së Lipjanit.
COMMENTS