Hoxhë Skender Mehmeti uron Fiter Bajramin!

Hoxhë Skender Mehmeti uron Fiter Bajramin!

Hoxha i Lipjanit mesazh për faljen e namazit dhe për koronavirusin

Në këtë ditë feste, Imami i xhamisë së Lipjanit ‘’Mulla Sherif –ef-Ahmeti’’ Skender Mehmeti uron gjithë besimtarët muslimanë dhe muslimane. Në postimin e tij në Facebook, hoxhë Mehmeti shprehet:Nesër më: 15 Qershor 2018, është dita e parë e Fitër – Bajramit.Ndaj shfrytëzoj rastin t’ua uroj këtë festë madhështore duke dëshiruar që kjo ditë të jetë ditë feste, gëzimi, solidaritet, dhe mirëqenies në familjen e çdo besimtari.Sofra e Bajramit është simbol që bashkon dhe ofron familjet mes vete, shton respektin dhe nderin mes besimtarëve, shton dashurin ndaj Krijuesit. Le të na shërbejë kjo festë si moment i vetëdijesimit tonë, që ta respektojmë njëri-tjetrin, dinjitetin dhe vlerat e përgjithshme të shoqërisë.
Në këtë ditë të madhe të shprehjes së besimit dhe të sakrificës por dhe të një çasti kremtimi për të gjithë besimtarët myslimanë, kur shtohet dhe forcohet më shumë ndjenja e humanitetit, solidaritetit, bamirësisë dhe mëshirës, uroj që të ndihmojmë njëri tjetrin dhe të punojmë për një të ardhme sa më të mirë për kombin tone.
Për fund ju njoftoj qe namazi i Fitër Bajramit do të falet ne sheshin” Adem Jashari” në Lipjan.
Më lejoni që edhe njëherë tua uroi festën e Fitër – Bajramit të gjithë vëllezërve e motrave tanë si në Kosovë, brenda trojeve tona etnike, si dhe diasporës kudo që ata gjenden
Urime”.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)