Humanisti Halil Kastrati jep një lajm të mirë për djalin e tij (Foto)

Humanisti Halil Kastrati jep një lajm të mirë për djalin e tij (Foto)

Hyzer Rizani takim me strukturat e PDK në Ribar: Do t’ua dëshmojmë se si qeveriset me institucione

Ditë më parë u bë e ditur se hoxha dhe humanisti Halil Kastrati ka të sëmurë djalin e tij, Uvejsin.

Por të vetmen dëshirë që pati Kastrati për të gjithë ishte që secili njeri të lutet për shëndetin e djalit të tij, në mënyrë që ai të shërohet.

Ndërsa sonte është vet Halil Kastrati i cili ka dhënë një lajm të mirë. Duke falënderuar Zotin ai ka thënë se Uvejsi tashmë ka shenja pozitive, sado të vogla që japin shpresë të madhe për përmirësimin e gjendjes shëndetësore, transmeton Indeksonline.

Postimi i plotë:

Elhamdulilah – Lajm i mire nga Uvejsi

Përshëndetje vëllezër e motra ku do që jeni,jam mirënjohës deri në frymën e fundit për lutjet e juaja,dhe interesimin që e keni bërë prej ditës së parë kur u informuat në lidhje me birin tim Uvejsin.
Nuk ka fjalë që mund ta them për të gjithë juve sepse shkrimet e lutjet e juaja që i keni drejtuar më kan bërë edhe më të fortë për ta përballuar këtë gjendje.
Pa dyshim që Zoti i Madhërishëm e ka në dorë secilin prej nesh dhe Ai është i Vetmi Shërues.

Ju bëj me dije se biri im Uvejsi elhamdulilah ka shenja pozitive, sado te vogla keto shenja, per ne jane shprese shume e madhe edhe pse terapia e tij do te jete afatgjate

Une dhe familja ime ju jemi mirenjohes te gjitheve dhe ju kerkojme falje dhe mirekuptim per mos kthimin e shume thirrjeve dhe mesazheve per shkake te angazhimeve me djale

Ju lutem mos na ndani nga lutjet tuaja

Faleminderit te gjitheve dhe Zoti ju shperblefte

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)