Hyzer Rizani falenderon Halil Kastratin për kontributin e dhënë

Hyzer Rizani falenderon Halil Kastratin për kontributin e dhënë

Momenti kur Haradinaj i thotë Bulliqit: Kuku çka na bane (Video)

Komuna e Lipjanit në bashkëpunim me Shoqatën bamirëse “Jetimat e Ballkanit” gjatë ditë së sotme kanë dhuruar 10 shtëpi për familjet nevojtare.

Ceremonia e dhënies së çelësave të këtyre shtëpive është realizuar në SHK “Tahir Sinani” në Lipjan, ku i pranishem ishte edhe kryetari I PDK-së së Lipjanit, Hyzer Rizani, njofton Ulpianapress.

Rizani nepërmjet një shënimi në faqen e tij zyrtare në emër të degës dhe qytetarëve lipjanas, ka falenderuar hoxhe Halil Katratin për kontributin e dhënë në vazhdimësi për qytetarët e Kosovës dhe më gjerë.

‘’I dashuri vëlla Halil Kastrati.
Në emër të Partisë Demokratike të Kosovës, dega në Lipjan, dhe në emër të qytetarëve të falënderoj shumë për kontributin e dhënë në vazhdimësi për qytetarët e Kosovës dhe më gjerë.
Po ashtu një falënderim i veçantë edhe për kontributin e dhënë për qytetarët e komunës së Lipjanit. Gjithashtu dua t’i falënderoj veçanërisht të gjithë qytetarët dhe kontribut dhënësit për mbështetjen dhe solidaritetin që po e tregojnë për familjet e varfra dhe familjet e pastrehë.
Qytetarët e Komunës së Lipjanit, janë mjaftë kontribut-dhënës, madje janë shumë të përgjegjshëm ndaj taksave komunale përmes të cilave është dhënë një mbështetje për ndërtimin e këtyre shtëpive për skamnorët, andaj i falënderojmë të gjithë qytetarët e kësaj komune’’./Ulpianapress/

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)