Hyzer Rizani zyrtarisht kandidat për kryetar të PDK-së së Lipjanit

Hyzer Rizani zyrtarisht kandidat për kryetar të PDK-së së Lipjanit

E dhimshme: Kur vëllau përkujton vëllaun në përvjetorin e amshimit!

Ish-kryetari i Rinisë Demokratike të Kosovës në Lipjan, Hyzer Rizani sot ka shpallur kandidaturën e tij për kryetar të Partisë Demokratike të Kosovës dega në Lipjan

Rizani me anë të një statusi në profilin e tij në “Facebook” ka shpallur kandidaturën për të parin e PDK-së së Lipjanit.

Shënimi i plotë i Rizanit:

“Të nderuar, qytetarë, simpatizantë, aktivistë, kryesi, kryetarë të nëndegëve dhe ju delegatë të zgjedhur në këtë proces zgjedhor, Dega në Lipjan.

Ka disa muaj që jemi pjesë aktive e një procesi shumë të suksesshëm zgjedhor në të gjitha nëndegët e Partisë Demokratike, Dega Lipjan. Dhe jo vetëm kaq. Po ashtu kisha nderin që në këtë proces të isha i strukturuar brenda grupit strategjik, nga strukturat e larta të Partisë për të kontribuuar në identifikimin dhe inkuadrimin e shumë kuadrove të shkolluara brenda dhe jashtë vendit brenda partisë sonë. Dhe kjo nuk është pak.
Duke pasur fatin të jem pjesë e Partisë Demokratike të Kosovës dhe sidomos nën udhëheqjen e një lideri siç është Kryetari Veseli, ne e keshim më të lehtë të përcjellim mesazhin dhe idenë e tij në secilën shtëpi të komunës për të paraqitur kështu unitetin dhe vizionin e qartë, se vetëm së bashku të gjithë, pa dallim moshe, gjinie apo race mund të ja dalim të jemi fitues dhe të bëjmë më të mirën për rrethin dhe shoqërinë ku jetojmë.

Ky unitet është borxh ndaj familjeve tona, fshatrave të tëra, komunës në përgjithësi dhe se sigurisht vetëm me mençuri dhe butësi mund t’ia dalim që mirësia të mos jetë e kufizuar për komunën e Lipjanit, por për gjithë vendin. Dhe ky nuk është vetëm vizion i imi, është vizioni i Partisë Demokratike të Kosovës, është i kryetarit Veseli, është ëndrra e qytetareve të Republikës së Kosovës.

Identifikimi i kuadrove të reja të shkolluara, domosdoshmërisht lidhej me idenë e përgjithshme të Partisë Demokratike për bashkim dhe unifikim të kuadrove që janë të mishëruar dhe jetojnë me frymën e PDK-së e cila duke bashkëpunuar dhe duke i dal në ballë secilës sfidë e proces të rëndësishëm që i është paraqitur shoqërisë sonë, ia ka dal suksesshëm në të gjitha proceset.

Zgjedhjet nëpër nëndegë kanë dhënë një rezultat në përputhshmëri të plotë me Dekadën e Re, duke sjellë në krye njerëz të edukuar, përgatitur, energjik dhe me ide të reja të kohës, me përvojë brenda dhe jashtë vendit kanë ngjallur entuziazëm të ri dhe nevojën për bashkim të gjitha gjeneratave duke shfrytëzuar përvojën e të kaluarës me idetë dhe njerëzit e së ardhmes domosdoshmërisht janë formula e garantuar për sukses në sfidat dhe proceset e së ardhmes të cilat e presin Partinë Demokratike të Kosovës-Dega në Lipjan. Prandaj duke qenë i edukuar, mishëruar dhe jetuar me PDK-në nga e themelimi e deri më tash, gjatë gjithë procesit zgjedhor jam inkurajuar të kandidoj për të parin e PDK-së në Lipjan nga familja, shoqëria dhe strukturat e reja të zgjedhura. Ne së bashku me shumicën e kuadrove të zgjedhura jemi rritur në aktivitete partiake që nga strukturat e rinisë e deri më sot e kësaj dite. Këto struktura më shohin si opsionin më të mirë, i cili mund të shërbejë si urë lidhëse me përvojën e strukturave aktive të PDK-së tash e 20 vite dhe me gjeneratën e re e cila edhe pse e re nga mosha, qëndrojnë në një nivel shumë të lartë me përgatitje, profesionalisht dhe personalisht, mbi të gjitha kuadro me integritet personal dhe familjar, të cilët e shohin si opsion të vetëm për zhvillim të vendit vizionin e Kryetarit Veseli dhe platformës së tij për Besim, Zhvillim dhe Integrim të cilat janë komponentët kryesorë për funksionalizim të fshatrave, komunave dhe shtetit tonë. Rrjedhimisht edhe unë personalisht duke qenë njeri prej këtyre strukturave dhe duke bashkëndjerë nevojat dhe kërkesat e tyre besoj dhe do të mundohem që maksimalisht të eci duke udhëhequr së bashku me këto struktura të reja me plotë vullnet ta jetësojmë Dekadën e Re dhe ta bëjmë atë platformën më të suksesshme të Republikës së Kosovës. Me këtë postim të dashur dhe të respektuar, kam kënaqësinë t’ju informoj se e shpall kandidaturën time për Kryetar të Degës së Partisë Demokratike të Kosovës, Dega në Lipjan dhe besoj fuqishëm që së bashku të gjithë ne jemi zgjidhja më e mirë e mundshme për komunën tonë.

Sinqerisht i juaji, Dr.sc Hyzer Rizani

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)