I futi duart poshtë fundit, adoleshenti shqiptar nis e ofendon francezen që e refuzoi

I futi duart poshtë fundit, adoleshenti shqiptar nis e ofendon francezen që e refuzoi

Arsim Kastrati djali i vetëm i dëshmorit ka nevojë për ndihmën tonë

Që shqiptarët nuk e pranojnë dot refuzimin nga një femër kjo është mëse e vërtetuar, mirëpo që kjo ndodh edhe jashtë vendit përbën kuriozitet. Kështu ka ndodhur sot me një adoleshent shqiptar në Francë, i cili ka ngacmuar seksualisht një 32-vjeçare. Gruaja ishte duke udhëtuar me një autobus që lidh Jean-Jaurès, Saint-Eenne dhe Saint-Victor-sur-Loire kur është ngacmuar nga adoleshenti shqiptar. 17-vjeçari e kishte vënë dorën nën fundin e gruas së re ndërsa ajo po përpiqej ta ndalonte.

Mirëpo kur 32-vjeçarja e refuzoi e vendosur, shqiptari nisi ta ofendonte. Pasditen e ditës tjetër, ajo hipi sërish në të njëjtin autobus dhe aty njohu sulmuesin e saj. Ajo menjëherë doli nga automjeti dhe lajmëroi policinë. I dyshuari u arrestua pak më vonë. Sipas imazheve së videove të shikuara nga hetuesit, pak minuta pas sulmit ndaj gruas së re, ai i ishte afruar një tjetër femre në autobus dhe e preku te kyçet e dorës. Identiteti i të riut nuk bëhet i ditur për shkak të moshës së tij.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)