I hedhin birrë në fytyrë, gazetari vijon raportimin

I hedhin birrë në fytyrë, gazetari vijon raportimin

INIESTA ME REKORD INTERESANT

Një gazetar di të tregojë gjithnjë profesionalizmin e tij. Ai që vërtetoi këtë ishte neozelandezi, Lloyd Burr, gazetar i televizionit “Newshub Europe”.
Gjithçka ndodhi pas ndeshjes mes Anglisë dhe Kroacisë, kur Burr po raportonte nga një “pub” plot me tifozë anglezë, të cilët ishin të zhgënjyer dhe të zemëruar pas eliminimit të “Tre Luanëve” në gjysmëfinale.

Në momentin që Lloyd Burr po raportonte atë çfarë po ndodhte, një tifoz i hodhi birrë në fytyrë, por gazetari e vijoi punën e tij, pavarësisht asaj që i ndodhi.

Pak çaste më vonë, ai u detyrua të ndërpresë lidhjen e tij të drejtpërdrejtë me studion televizive, për shkak të ndërhyrjes së një tifozi tjetër.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)