Një incident i çuditshëm ka ndodhur në një ndeshje futbolli në Bolivi.
Trajneri i Nacional, Miguel Zahzu vendosi që të bëjë një ndryshim në minutën e 34’të të pjesës së parë. Ai largoi nga fusha brazilianin, Thiago dos Santos.
Vendimi i trajnerit nuk i pëlqeu aspak lojtarit brazilian, i cili e sulmoi verbalist dhe fizikisht trajnerin e tij, shkruan IndeksOnline.
Trajnerin e “shpëtuan” futbollistët që ishin duke qëndruar në bankën rezervë. Dos Santos vazhdoi me fyerje, derisa policia e largoi nga stadiumi.
Në fund skuadra e Sport Boys mposhti me rezultat 4-0 Nacional Potosin.
COMMENTS