Një sondazh i lansuar me përdorues të rrjetiti social facebook në faqen e portalit Ulpianapress e ka nxjerrë bindshëm të parin Naim Ismajlin e PDK-së, madje sipas sondazhit, kryetari i Shtimes fiton pa balotazh edhe një mandat me përqindje të lart.
Në sondazh për Naim Ismajlin – PDK kanë reaguar 244 përdorues apo shprehur në përqindje nga 352 të numrit të përgjithshëm të reagimeve të vlefshëm, reagimi për Ismajlin është 61%. Pastaj Qemajl Aliu i VV-së ka 90 reagime apo 26% kurse Bedri Zeqiri ka 17 reagime apo 13%.
Sondazhi është lansuar më 11 tetor të këtij viti dhe me qëllim të mbledhjes së të dhënave ka mbetur i hapur deri më 13 tetor.
Ky sondazh si i tillë mbetet vetëm një statistikë me përdorues të rrjeteve sociale, dhe përshkak të mostrës dhe karakterit nuk synon saktësi maksimale për një rezultat të parashikueshëm elektoral.
COMMENTS