IA PËRQESHI “LOGON” E PARTISË, FISNIK ISMAILI I PËRGJIGJET LIBURN ALIUT

IA PËRQESHI “LOGON” E PARTISË, FISNIK ISMAILI I PËRGJIGJET LIBURN ALIUT

Kryeministri ua shpërndanë deputetëve raportin për sundimin e ligjit (Foto)

Përqeshja e logos së re të partisë Socialdemokrate të Kosovës (PSD) nuk i ka pëlqyer deputetit të saj, Fisnik Ismaili. Aq më pak kur ky ironizim vjen nga deputeti i ish-partisë së tij, Liburn Aliu.

“Logo në stilin ‘Buqkurush’”, ka shkruar deputeti Aliu në rrjetin social Facebook.

Por deputeti Ismaili ka reaguar ndaj vlerësimeve të tilla, duke thënë se ata që po e vlerësojnë, nuk marrin erë në këso gjërash.

“Çohet njeri e poston nji vizatim, lladikat as pa e dijtë çka asht, kujtojnë se asht llogo, edhe nisin me e vlerësue, hej! Ani kush me e vlerësue? Dashamirët e subjektit politik me logon ma të shëmtueme në Evropë, e cila përbëhet nga një fjalë e shkrueme në një font të vjedhun në internet, pa e modifikue hiç, pa pikë simbolike, pa pikë kreativiteti, të cilën sa herë e kqyrë të frymëzon me e grrithë naj kerr, thye naj xham ose futë sprej me e flliqë naj mur”, ka shkruar ai në Facebook.

Madje ai nuk ka kursyer as fjalët e rënda ndaj tyre, duke thënë se kreativiteti i tij po i bënë kundërshtarët të flasin me vetveten.

“O lladika, me një foto profili, që as nuk pe dini se çka është, po ju baj me folë tanë natën palidhje. Po ju qes në pah mosdijen edhe analfabetizmin, qysh ia qitsha ktynehere militantëve debilla të Hashimit, nga të cilët s’jeni kah dalloni hiç kohëve të fundit. E tani po çuditeni pse hallki po ikin prej Vetëvendosjes!”, ka shtuar ai.

“Sigurisht se po e bani shumë krenar Albinin me komentet e jueja, posaçërisht ato fashiste drejtue LGBT-së, pamjeve fizike të atyne që kanë dalë, e plot komenteve tjera raciste që po i bani vazhdimisht. Kjo është sigurt formula e fitores së subjektit tuej. Partitë tjera po dini me i kritikue që po hyjnë e dalin në koalicione me PDK-në, a që jeni tuj u shndërrue vetë në PDK, as s’jeni tuj e pa”, ka shkruar tutje ai.

Në adresimin ndaj deputetit Liburn Aliu, ai i ka thënë atij se ajo që e ka parë si logo të PSD-së është vetëm një copëz e asaj që do ta shoh sot në Konventën e partisë.

“Më pëlqeu posaçërisht komenti i Liburn-it mbramë. Liburn, s’asht logo. Ash veç nji copëz e asaj që ke me e pa sot, kur të publikohet logo, e cila ka me të ardhë inat që është ma e bukur, ma simbolike, ma domethanëse edhe ma kreative se e subjektit tand, edhe s’asht me font të vjedhun, por prapë prej inatit ke me e lëshue edhe naj koment palidhje, me kallxue që s’merr erë ne këtë fushë, qysh s’ke marrë kurrë”, vazhdon tutje deputeti Ismaili.

“U knaqa, more, me vëmendjen që po e krijoj me nji foto profili. Po coverin me e ndrrue, po u qartshi krejt. Logo publikohet sot. E di që ka me ju pëlqye, keni me plasë”, ka përfunduar ai./Insajderi.com

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)